Katër shpërthime në Guinenë Ekuatoriale, njerëzit po ikin nga paniku

Bota

Katër shpërthime në Guinenë Ekuatoriale, njerëzit po ikin nga paniku

Më: 7 mars 2021 Në ora: 20:39
Foto

Qyteti i Bata në Guinea Ekuatoriale u trondit nga katër shpërthime të fuqishme sot, raporton aljazeera, duke iu referuar mediave lokale.

Videot që qarkullojnë në Internet tregojnë se një zonë e madhe u shkatërrua, si dhe shtëpi pa çati dhe njerëz që vrapojnë në drejtime të ndryshme, sipas agjencisë.

Tani për tani po vijnë informacione kontradiktore nga ky vend afrikan, por nga videot që shfaqen në rrjetet sociale, një tym gjigant mund të shihet duke u ngritur mbi qytet, raporton aljazeera.

Guinea Ekuatoriale është qeverisur nga presidenti 78-vjeçar, Teodoro Obiang Nguema për gati 42 vjet.

Bata është shtëpia e rreth 800 mijë prej 1.4 milion njerëzve që jetojnë në vendin e pasur me naftë dhe gaz – shumica e tyre në varfëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat