Rebelët Houthi i kundërpërgjigjen Arabisë Saudite, bombardojnë rafinerinë e naftës

Bota

Rebelët Houthi i kundërpërgjigjen Arabisë Saudite, bombardojnë rafinerinë e naftës

Më: 7 mars 2021 Në ora: 21:11
Rebelët Houthi i kundërpërgjigjen Arabisë Saudite

Grupi Houthi të Jemenit hodhën 14 dronë dhe tetë raketa balistike në objektet e firmës së naftës Saudi Aramco në Ras Tanura dhe në caqet ushtarake në qytetet saudite Dammam, Asir dhe Jazan, ka thënë zëdhënësi ushtarak i rebelëve.

Nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm të sulmeve nga Saudi Aramco ose nga autoritetet Saudite, raporton aljazeera.

Dy banorë në qytetin lindor të mbretërisë së Dhahranit i thanë agjencisë së lajmeve reuters se dëgjuan një shpërthim. Shkaku nuk u bë i qartë menjëherë.

Misioni i Shteteve të Bashkuara në Arabinë Saudite këshilloi qytetarët amerikanë të marrin masa paraprake pas raporteve për sulme të mundshme dhe shpërthim në zonën e Dhahran, Dammam dhe Khobar.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët që lufton lëvizjen Houthi në Jemen tha më herët se kapi 12 dronë të lëshuar nga Houthit, duke përfshirë pesë që u qëlluan drejt mbretërisë dhe dy raketa balistike të shkrepura drejt Jazanit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat