​Droni godet bazën e një rezervuari nafte në Arabinë Saudite

Bota

​Droni godet bazën e një rezervuari nafte në Arabinë Saudite

Më: 7 mars 2021 Në ora: 23:52
Foto

Ministria e Energjisë e Arabisë Saudite njoftoi sot se një dron goditi bazën e rezervuarit të naftës në Ras Tanura, një nga portet më të mëdha në botë për shpërndarjen e naftës, dhe predhat e raketave balistike ranë pranë rrethit të banimit Saudi Aramko në Dahran.

Një zëdhënës i ministrisë i tha agjencisë shtetërore të lajmeve SPA se asnjë sulm nuk rezultoi në lëndime ose humbje të jetës ose pronës, raporton Reuters.

Një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, e cila po lufton në Jemen, tha sot se Arabia Saudite do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe siguruar stabilitetin e furnizimit me energji dhe trafikut detar.

Sulmet në bazën e rezervuarit të naftës në portin e Ras Tanura dhe në objektet e Aramko në Dahran ishin sulme terroriste frikacake, i tha një zëdhënës i ministrisë agjencisë shtetërore të lajmeve SPA.

Më parë, lëvizja rebele jemenase Houthi njoftoi se ka hedhur 14 dronë dhe tetë raketa balistike në objektet e kompanisë së naftës "Saudi Aramko" dhe në caqet ushtarake në qytetet saudite Damam, Asir dhe Jazan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat