Situatë alarmante në Bosnjë dhe Hercegovinë, 38 të vdekur nga Covid-19 vetëm në 24 orët e fundit

Bota

Situatë alarmante në Bosnjë dhe Hercegovinë, 38 të vdekur nga Covid-19 vetëm në 24 orët e fundit

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës, në këtë vend, në 24 orët e fundit janë regjistruar 393 të infektuar rishtas me coronavirus.

Këto rezultate, sipas mediave vendase, kanë dalë pasi është bërë marrja dhe testimi i 2.218 mostrave.

Por lajmi trishtues është se tridhjetë e tetë njerëz që ishin diagnostikuar më parë me virusin kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë në 24 orët e kaluara, 19 persona me COVID-19 vdiqën në Kroaci dhe bazuar në 2,178 teste të kryera, u regjistruan 94 raste të reja të infeksionit me coronavirus, njoftoi Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Ka 805 pacientë në spital, 74 prej të cilëve janë në një aparat respirator.

Në 24 orët e kaluara, 19 persona me COVID-19 vdiqën në Kroaci dhe bazuar në 2,178 teste të kryera, u regjistruan 94 raste të reja të infeksionit me Coronavirus, njoftoi Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Siç bëhet e ditur më tej, ka 805 pacientë në spital, 74 prej të cilëve janë në një aparat respirator. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat