UNICEF: Corona nxit martesat e të mituravef

Bota

UNICEF: Corona nxit martesat e të mituravef

Më: 9 mars 2021 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

UNICEF-i jep alarmin: pandemia Corona po shton martesat e të miturave. Kjo përbën rrezik për vajzat.

Për shkak të pandemisë Covid-19, UNICEF-i mendon se në të gjithë botën mund të lidhen rreth dhjetë milion martesa me të mitur dhe të mitura. Në analizën e UNICEF-it thuhet se kjo rrezikon përparimet e arritura për vite të tëra në luftimin e kësaj praktike. Faktorë rreziku për vajzat janë mbyllja e shkollave ose vdekja e prindërve për shkak të Covid-19.

Image

Gjatë dhjetë viteve të fundit përqindja të miturave të martuara në të gjithë botën kishte rënë me 15 përqind, pra rreth 25 milion martesa që ishin arritur të parandalohen.

"Efekte të thella"

Vajzat që martohen në fëmijëri kanë pasoja gjatë gjithë jetës, siç thekson UNICEF-i. Ka shumë gjasa që ato kanë përjetuar dhunë në familje dhe nuk i kanë lejuar të shkojnë në shkollë. Po ashtu me shtatzënitë e hershme dhe të paplanifikuara ekziston gjithashtu rrezik, i cili mund të çojë në komplikime dhe vdekje. Vajzat gjithashtu mund të izolohen nga familjet dhe miqtë e tyre dhe të përjashtohen nga pjesëmarrja në komunitet.

Image

COVID-19 ka "efekte të thella" në jetën e vajzave, sipas analizës së UNICEF. Kufizimet e udhëtimit dhe distanca i bëjnë të vështira qasjen në kujdesin mjekësor, shërbimet sociale dhe mbështetjen e komunitetit. Humbja e vendeve të punës dhe pasiguritë ekonomike mund t'i detyrojnë familjet t'i martojnë vajzat e tyre në moshë të mitur./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat