Punonjësi i kompanisë amerikane të hekurudhave kapet me “presh në dorë”, për katër vite vodhi 77 motosharra dhe mbi 300 pjesë tjera

Bota

Punonjësi i kompanisë amerikane të hekurudhave kapet me “presh në dorë”, për katër vite vodhi 77 motosharra dhe mbi 300 pjesë tjera

Më: 10 mars 2021 Në ora: 10:08
Foto ilustruese

Punonjësi i kompanisë amerikane të hekurudhave “Amtrak”, është akuzuar për vjedhje në kompani dhe shitje të motosharrave dhe pjesëve tjera, vlera e të cilave kap shumën e mbi 50 mijë dollarëve.

Ai punonte në New Jersey ku edhe vodhi motosharrat dhe qindra pjesë për ato pajisje, duke i shitur në internet, thuhet në aktakuzën e publikuar të martën.

Jose Rodrigues, 48-vjeç, ka punuar në “Amtrak” si serviser dhe mbikëqyrës i hekurudhave, e veglat që i ka vjedhur i ka shitur nga 2016 deri më 2020.

Një blerës në Pensilvani u ka dhënë autoriteteve 11 kuti, ku nga adresa e Rodriguesit i vinin motosharrat për të cilat kishte paguar mbi 7 mijë dollarë.

Në total Rodriguez ua ka shitur blerëve 77 motosharra dhe mbi 300 pajisje tjera nëpër Pensilvani, Michigan, West Virginia, Ohio, Illinois, California dhe South Carolina.

Ai po akuzohet për vjedhje të pronës shtetërore dhe vjedhje në kompaninë nga e cila kishte marrë pagë vjetore për shumë vite. Nëse Rodrigues shpallet fajtor, ai mund të qëndrojë mbi 10 vite prapa grilave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat