Shoferi i ekskavatorit nuk e sheh 61-vjeçaren, e godet me “lugë” dhe e fut nën rrota – humb jetën gruaja nga Brooklyn

Bota

Shoferi i ekskavatorit nuk e sheh 61-vjeçaren, e godet me “lugë” dhe e fut nën rrota – humb jetën gruaja nga Brooklyn

Më: 10 mars 2021 Në ora: 12:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Videoja rrëqethëse e siguruar dhe publikuar nga New York Post, ka zgjidhur misterin e asaj se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur me gruan, e cila ishte shtypur për vdekje gjatë të premtes së kaluar në një rrugë të Brooklyn.

Ajo fillimisht ishte goditur nga “luga” e ekskavatorit, dhe më pas shoferi duke mos e vërejtur fare kishte vazhduar rrugëtimin duke e futur nën rrota.

Në video shihet punonjësi i një kompanie ndërtimore duke goditur me lugë të ekskavatorit 61-vjeçaren Estelle Davis, ku nga goditja e fuqishme e përplas për tokë dhe më pas e tërheq zvarrë nëpër rrugë.

Është interesant se si shoferi i ekskavatorit e as një punonjësi tjetër nuk e vërejnë gruan, që rrëzohet dhe zhduket nën mjetin e rëndë transportues.

Megjithatë, pasi largohet ekskavatori shfaqet trupi i gruas së shtrirë në rrugë e cila kishte mbetur e vdekur në vend, por që këtë e kishin konfirmuar mjekët me të dërguar në spital.

Policia fillimisht kishte njoftuar se viktima mund të jetë goditur nga një veturë, dhe kështu kishin vazhduar hetimet lidhur me incidentin. E deri më tani askush nuk është arrestuar lidhur me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat