Acar i madh, dreri mbeti i ngrirë në rrugë

Bota

Acar i madh, dreri mbeti i ngrirë në rrugë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 23:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video e një dreri të ngrirë për shkak të kushteve të këqija të motit u shfaq në kanalin YouTube Press TV.

Në Kazakistan, temperaturat javët e fundit ishin shumë të ulëta, kështu që kjo lopë kishte mbetur e ngrirë në rrugë. Temperaturat ishin deri në -25 gradë Celcius. Në video mund të shihet se si një burrë vrapon për ta kapur atë dhe t’ja largojë akullin e ngrirë nga fytyra e tij.

Ai arrin t’ja largojë akullin dhe ta lirojë drerin nga një makth i vërtetë, mbase edhe nga ngordhja e sigurtë. Paralajmërimet për stuhi janë lëshuar për 6 rajone të Kazakistanit, raporton Zyra Kombëtare të Motit Kazhydromet.

Temperatura parashikohet të bjerë në -32 deri në -37 gradë Celsius, dhe -42 gradë lokalisht, gjatë natës. Probabiliteti i stuhisë është 85-90%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat