Aprovohet projekt-ligji për legalizimin e përdorimit të kanabisit

Bota

Aprovohet projekt-ligji për legalizimin e përdorimit të kanabisit

Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Dhoma e ulët në Meksikë ka aprovuar një projekt-ligj që do të legalizonte përdorimin e kanabisit, raporton BBC.

Projekt-ligji do të shkojë në Senat për një votim përfundimtar, për të cilën partia e Presidentit Andres Manuel Lopez Obrador është e sigurt se do të miratohet.

Kjo do ta bënte Meksikën një nga tregjet më të mëdha në botë të kanabisit.

Meksika ka luftuar kundër karteleve të fuqishme të drogës duke vrarë mijëra persona në vit.

Ligjvënësit votuan pro projek-tligjit me 316 vota pro dhe 129 kundër. Projekt-ligji është aprovuar tashmë në senat në nëntor, por është i nevojshëm një tjetër votim pas disa ndryshimeve nga dhoma e ulët.

Legjislacioni do t’i lejonte përdoruesit me leje të mbanin deri në 28 g kanabis dhe të rritnin deri në tetë bimë në shtëpi për përdorim personal. Aktualisht, është e paligjshme të mbash më shumë se 5 gram.

Kjo do të lejojë gjithashtu licenca të tjera për kultivimin, transformimin, kërkimin dhe eksportin ose importin e kanabisit.

Z. López Obrador ka argumentuar se ligji mund të ndihmojë në trajtimin e karteleve të fuqishme të drogës në vend.

Një ligjvënës nga partia e tij, Morena i tha agjencisë së lajmeve AFP se ligji do të ndihmonte për të arritur paqen.

Sidoqoftë kritikët kanë argumentuar se ligji mund ta bëjë marijuanën më të arritshme për fëmijët. 

Nëse ligji miratohet, Meksika do të bëhej vendi i tretë në botë, pas Uruguait dhe Kanadasë, për të legalizuar kanabisin për përdorim në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat