Sukses vaksina e Novavax/ Gati 100% efikase kundër Covid 19

Bota

Sukses vaksina e Novavax/ Gati 100% efikase kundër Covid 19

Më: 13 mars 2021 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Testet përfundimtarë treguan se vaksina e një tjetër kompanie të rëndësishme kundër koronavirusit, Novavax, ofron një mbrojtje prej gati 100% kundër sëmundjes që ka trazuar globin.

Në një kohë kur shumë vende kritikohen për ngadalësi në procesin e imunizimit e përballen me mungesa vaksinash, ky konsiderohet një lajm i mirë. Vaksina e Novavax rezulton 96.4% e efektshme kundër formave të lehta, mesatare apo edhe të rënda të Covid 19 në testimet e zhvilluara ne Britaninë e Madhe e rezultate premtuese shfaqi edhe në fazën dy të testimeve në Afrikën e Jugut.

Kompania bioteknologjike nuk shqetëosohet prej konkurencës. “ është një botë e madhe atje jashtë, dhe në këto momente ka shumë nevojë për vaksina”, thotë drejtuesi i saj Stanley Erck. Vaksina e Novavax mund të marrë dritën jeshile të rregullatorëve amerikanë që në muajin maj. Vaksinat në qarkullim sot nëpër botë përdorin teknologji të ndryshme për të nxitur një përgjigje imune.

Novavax-it ka zgjedhur të përdorë atë që njihet si teknologji nanogrimcash rikombinuese. Erck thotë se kompania ka premtuar t’i dorëzojë qeverisë amerikane 110 milionë doza të vaksinës së saj dhe kjo mund të ndodhë që në fillim të muajit korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat