Vdekjet nga Covid, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë

Bota

Vdekjet nga Covid, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë në Jordani ka dhënë dorëheqjen pasi 6 pacientë të infektuar me Covid-19 humbën jetën në spital si pasojë e mungesës së oksigjenit.

Kryeministri i vendit Bisher al-Khasawneh i kërkoi ministrit të Shëndetësisë Nathir Obeidat që të tërhiqej pas kësaj ngjarje.

Dhjetra të afërm të pacientëve që humbën jetën u mblodhën të revoltuar përpara spitalit. Për të shmangur incidentet, forcat policore shkuan në vendngjarje.

Nuk është e qartë përse oksigjeni u ndërpre, por për këtë ngjarje ka nisur një hetim.

Ministri i Shëndetësisë tha se ndjente përgjegjësi morale për atë që ndodhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat