10 vjet luftë në Siri, Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund konfliktit të armatosur

Bota

10 vjet luftë në Siri, Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund konfliktit të armatosur

Më: 15 mars 2021 Në ora: 08:19
Papa Francesku

Papa Francesku e cilësoi luftën civile në Siri si një ndër krizat humanitare më të rënda të kohëve moderne, duke shtuar se 10-vjetori i nisjes së këtij konflikti duhet të nxisë të gjitha palët të ulin armët në shenjë shprese për një komb të shkatërruar.

Në mesin e muajit mars të vitit 2011-të, protestat pro-demokracisë u shndërruan në një konflikt që vrau qindra mijëra njerëz dhe detyroi zhvendosjen e milionave të tjerë.

“Dua sërish të apeloj të gjitha palët që ti japin fund këtij konflikti 10-vjeçar, në mënyrë që populli sirian të ketë një fije shpresë për t’iu rikthyer normalitetit. Siria ka pare të gjitha llojet e dhunës dhe populli sirian ka vuajtur shumë, sidomos kategoria me vulnerabël si fëmijët, gratë dhe të moshuarit”, tha Papa Francesku.

Ati i Shenjtë, i cili u kthye të hënën nga një vizitë treditore në Irak, i bëri thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që të fokusohet në ndaljen e luftimeve dhe të ndihmojë rindërtimin e një shteti ku ekonomia është tashmë e rrënuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat