Nuk iu hap parashuta, vdes 30 vjeçari

Bota

Nuk iu hap parashuta, vdes 30 vjeçari

Më: 15 mars 2021 Në ora: 09:03
Tragjedia u tha të kishte ndodhur në Perth, Australi Perëndimore

Një parashutist ka vdekur pasi parashuta e tij nuk u hap gjatë një gare.

Tragjedia u tha të kishte ndodhur në Perth, Australi Perëndimore.

Një 30 vjeçar thuhet se vdiq në aksidentin me parashutë pasi parashuta e tij nuk arriti të hapej siç duhet, të dielën.

Image

Sipas raportimeve, incidenti ndodhi midis orës 13:00 dhe 2:30 pasdite, ku burri u hodh nga një aeroplan mbi Jurien Bay si pjesë e garës.

Policia tha në një deklaratë: “Burri u hodh nga një aeroplan dhe besohet se parashuta e tij nuk arriti të hapej siç duhet dhe ai ra në tokë. Ai pësoi dëmtime kritike dhe fatkeqësisht vdiq në vendin e ngjarjes”.

Australian West raporton se burri u tha të ishte ‘shumë me përvojë’ dhe po kryente një kërcim ‘të nivelit të lartë’ në atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat