Dy të plagosur nga bastisjet e ushtrisë izraelite në zonat palestineze të Jeruzalem

Bota

Dy të plagosur nga bastisjet e ushtrisë izraelite në zonat palestineze të Jeruzalem

Më: 15 mars 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Forcat izraelite bastisën dje disa banesa në lagjen Hizma në veri të Kudsit Lindor

Forcat izraelite plagosën dy të rinj dhe arrestuan disa palestinezë gjatë bastisjes së tyre në lagjen Hizma në zonën e pushtuar të Jeruzalemit Lindor, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, forcat izraelite mbrëmë bastisën lagjen Hizma në veri të Kudsit Lindor.

Duke deklaruar se palestinezët reaguan me protesta ndaj bastisjes, dëshmitarët thane se forcat izraelite iu përgjigjën palestinezëve me bomba, plumba plastike dhe plumba të vërtetë.

Më tej thuhet se një i ri 18-vjeçar palestinez u plagos nga një plumb i vërtetë në ndërhyrjen e forcave izraelite dhe u shtrua në spital për mjekim.

Forcat izraelite shpesh sulmojnë lagjet e banuara në Bregun Perëndimor të okupuar, dhe në Jeruzalem, ose siç njihet nga vendasit Kudsin Lindor, duke arrestuar palestinezët me akuza të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat