Navalny në burgun e Pokrovos: Jam në një kamp përqendrimi

Bota

Navalny në burgun e Pokrovos: Jam në një kamp përqendrimi

Më: 15 mars 2021 Në ora: 18:36
Alexei Navalny

Përmes llogarisë në Instagram të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, u konfirmua sot se ai është në burgun e qytetit Pokrov, në rajonin Vladimir.

Ky burg është 190 kilometra në veri-lindje të Moskës, dhe është i njohur për regjimin e rreptë.

Vendndodhja e saktë e Navalnyt ishte e panjohur pasi ekipi i tij ligjor njoftoi javën e kaluar se ishte transferuar nga burgu në Kolchugin dhe se nuk u ishte thënë se ku po dërgohej.

“Ne vizituam Navalny në IK-2. Po, ai është atje”, konfirmoi avokatja, Olga Mihailova.

Nën fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, Navalny shkroi “Përshëndetje për të gjithë nga Sector Control-A”.

Si e pranon se sistemi rus i burgjeve arriti ta befasojë atë, “Nuk kisha ide se ishte e mundur të organizohej një kamp i përqendrimit të vërtetë 100 km nga Moska”. Ai shtoi se deri më tani nuk ka qenë dëshmitar i dhunës, as aludimi i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat