COVID-19, India raportoi rritjen më të lartë të rasteve ditore këtë vit

Bota

COVID-19, India raportoi rritjen më të lartë të rasteve ditore këtë vit

Më: 16 mars 2021 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

India ka regjistruar më shumë se 26 mijë raste të reja me coronavirus, kulmin më të lartë të rasteve një ditore këtë vit, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të rasteve në 11.3 milionë.

Sipas Al Jazeera, si pasojë e COVID-19, deri më tani në Indi kanë ndërruar jetë më shumë se 158 mijë persona.

India e cila posedon numrin më të lartë të rasteve me virusin vdekjeprurës pas SHBA-së dhe Brazilit, pa një trend në rënie të infeksioneve në fund të vitit 2020, por rastet janë rritur përsëri javëve të fundit.

Shteti perëndimor i Maharshatra, që ka qenë një zonë e ‘nxehtë’ që nga shpërthimi vitin e kaluar, përbënte 16 mijë raste të reja.

Numri i infeksioneve të hënën ishte rritja më e lartë ditore në 85 ditë që nga 20 dhjetori kur u regjistruan rreth 26 mijë raste të reja, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat