Shifër rekord viktimash nga COVID-19 në 24 orë në Brazil

Bota

Shifër rekord viktimash nga COVID-19 në 24 orë në Brazil

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:52
Brazil

Brazili ka regjistruar sot 2 841 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë, një rekord i ri në vend ku epidemia sa vjen e përkeqësohet.

Shifra e fundit rekord u regjistrua më 10 mars, me 2 286 të vdekur, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në total, vendi me 212 milionë banorë numëron 282 127 të vdekur si pasojë e COVID-19, duke u bërë vendi i dytë më i prekur në botë në shifra absolute, pas SHBA-së, raporton ATSh.

Këto shifra konfirmojnë një rritje të përshpejtuar të të vdekurve që prej fillimit të shkurtit, me 1 965 të vdekur mesatarisht gjatë shtatë ditëve të fundit. Në fillim të vitit, mesatarja e shtatë ditëve ishte 703 të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar gjithashtu 83 926 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit, shifra e dytë më e lartë që prej shfaqjes së pandemisë në vend në shkurt 2020, për një total prej 11 603 535 rastesh të deklaruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat