Me shpejtësinë e Bourla-s, CEO i Pfizer dhe kuptimi i historisë

Bota

Me shpejtësinë e Bourla-s, CEO i Pfizer dhe kuptimi i historisë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 16:39
Albert Bourla

Avantazhi i Albert Bourla, CEO grek me origjinë hebreje në krye të kompanisë farmaceutike amerikane Pfizer, ka qenë që ka kuptuar se me pandeminë asgjë nuk do të lëvizte më me të njëjton shpejtësi. Gjithçka do të ishte më e shpejtë, gjithçka do të merrte një ritëm ndryshe, atë të garës. Gjithçka, duke filluar nga shkenca. Shprehja me shpejtësinë e dritës është më e shqiptuara në mbledhjet e tij dhe këtë koncept, aftësinë për të imagjinuar një botë më të shpejtë, në të mirë e në të keqe, nuk e ka braktisur as tani. Sepse vaksina është gjetur, por gara nuk ka përfunduar; duhet prodhuar, shpërndarë, përditësuar. Dhe shpejtësia është gjithmonë e njëjta; ajo e dritës. Gjatë një prej mbledhjeve të tij të para me anëtarët e grupeve që merren me kërkimin dhe prodhimin e vaksinave të kompanisë amerikane, shkencëtarët kishin punuar deri vonë, arritën në mbledhje të cfilitur, por të kënaqur që mund t’i thonin se vaksina mund të ishte gati për 2021. Bourla i falenderoi, u tha se kishin bërë një punë të jashtëzakonshme, por se nuk ishte ende mjaftueshëm. Duhej shtyrë më tej, ribërë gjithçka, rikonceptuar mënyra e të menduarit, mësuar të njihej rreziku, bashkëjetuar, ndryshuar të gjithë objektivat. “Mendoni në terma të ndryshëm, u tha Bourla të pranishmëve, mendoni se keni një bllok çeqesh të hapur, se nuk duhet ta vrisni mendjen aspak për këtë. Mendoni se gjërat nga tani duhen bërë paralelisht dhe jo njëra pas tjetrës. Mendoni se do të kemi nevojë të ngremë zinxhirin e prodhimit të vaksinës përpara se ta dimë nëse praktikisht funksionon apo jo. Nëse nuk do të funksionojë, me këtë do të merrem unë. Do ta ndalojmë, do ta flakim tej”. Është Nathan Vardi i “Forbes” ai që përcjell fjalët e mbledhjes dhe ishte maji kur revista doli me Bourla në kopertinë: “Pse Pfizer mund të jetë opsioni më i mirë për ta realizuar një vaksinë brenda vjeshtës”.

Pfizer është një prej kompanive farmaceutike më të mëdha të botës, por Bourla i ka vënë në dorë vendosmërinë për të arritur tek vaksina. Në shkurt u kuptua se Covid-19 nuk do të ndalej në Kinë dhe gjëja e parë që bëri ishte zgjimi shumë herët të hënën e ardhshme dhe dërguar udhëzime drejtuesve të Pfizer. Bourla u ka kërkuar drejtuesve shkencorë që të siguronin se laboratorët e kompanisë mund të vazhdonin të qëndronin hapur në siguri – asnjë stabiliment Pfizer nuk është mbyllur, as edhe për një ditë – dhe ka thënë menjëherë se nuk kishte alternativë: Pfizer do të duhej të kontribuonte me një zgjidhje mjekësore për pandeminë, që akoma nuk e quanim kështu. Ka dhënë udhëzimin e hartimit të një liste të ilaçeve Pfizer që do të ishin shumë të kërkuar gjatë emergjencës dhe të organizimit të prodhimit në mënyrë që nuk do të krijoheshin ngecje. Bourla sapo kishte vendosur se po orientonte kompaninë drejt luftës kundër Covid. Jo të gjithë qenë dakord, por u desh pak për t’u kuptuar se kishte të drejtë. Scott Gottlieb, ish shef i Food and Drug Administration dhe drejtor i Pfizer, ka rrëfyer për “Forbes” se Bourla ishte i bindur që ishte detyrim i kompanisë të vinte në dispozicion të luftës kundër virusit kapacitetet e saj të jashtëzakonshme për të “shpikur një vaksinë që mund të ndryshonte rrjedhën e historisë njerëzore”.

“Albert Bourla – ka thënë ian Read, një prej ish shefave të tij – ka ndjesinë e urgjencës” dhe e ka kuptuar nga fillimi se i gjithë njerëzimi ndodhej përballë historisë, në një moment shumë të vështirë siç nuk kishte qenë prej vitesh dhe e ka kapur fluturimthi  mundësinë e ndërhyrjes në rrjedhën e historisë dhe përmbysja e saj ishte në duart e tij. “Në rast se nuk do ta bëkmë ne, atëhere kush do ta bëjë?”, u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij që u ngurosën të gjithë kur CEO mblodhi më 16 mars drejtuesit e kompanisë për t’u thënë: “Nuk është asgjë zakonisht, kësaj radhe nuk do të jenë rendimentet financiare ato që do të udhëheqin vendimet tona”.

Kishte folur para disa ditësh me Ugur Sahin, imunologun gjerman me origjinë turke që bashkë me të shoqen ka themeluar BioNTech. Sahin kishte lexuar në “Lancet” një artikull për virusin dhe, njëlloj si Bourla, kishte kuptuar se nuk ishte një çështje kineze, se duhej vrapuar, lëvizur, për të arritur të parët, për t’ia hyrë studimit lidhur me gjetjen e një mënyre për të realizuar një vaksinë. Në laboratorin e tij Sahin e kishte tashmë një zgjidhje, një propozim, studimet e tij lidhur me Rna messenger, një teknologji e re, në eksperimentim, që sipas studiuesit turk mund të ndihmonte në realizimin e një vaksine kundër Sars-CoV-2. Bourla dhe Sahin kishin bashkëpunuar dikur në të kaluarën: në 2018 kishin nisur eksperimentime bashkë, gjithmonë të bazuara mbi Rna messenger, në realizimin e vaksinave antigripale. Nuk kanë dalë kurrë në treg, por shkencëtari turk e kishte kuptuar se ishte ky momenti për ta riprovuar dhe se asnjë partner nuk do të ishte më i mirë se Pfizer. Asnjë partner më i mirë se Bourla, që ndërkohë ishte bërë CEO i kompanisë dhe me të cilin kishte krijuar një raport miqësie të përbërë nga një vizion i përbashkët shkence e pasioni për Mesdheun.

Me Mesdhe është plot kjo histori, pasi është nga Mesdheu që fillon gjithçka dhe shumë ndodh. Por për momentin jemi në New York, në 42th Street të Manhattan dhe Bourla vendos të firmosë një letër qëllimesh ku Pfizer vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e prodhimit, rregullimit dhe kërkimit në dispozicion të BioNTech, që faktikisht sjell me vete teknologjinë. Për projektin Bourla shpenzon 1 miliard dollarë, para syve ende të shastisur të drejtuesve të kompanisë së tij, “nuk ka ndërmend t’i humbasë, por në rast se vaksina nuk funksionion, po, do t’i humbasim të tëra”. Paralelisht nis eksperimentimin e 4 vaksinave të ndryshme dhe vendos të bëjë publik planin e Pfizer, ta ndajë kërkimin e tij me kompani të tjera farmaceutike rivale. Dhe kur gjatë një mbledhjeje e pyesin se çfarë do të ndodhte në rast se Pfizer nuk do të ishte e vetmja që do të kishte sukses, ai përgjigjet: do të ishte rezultati më i mirë i mundshëm.

Ndjenja e urgjencës dhe ndjenja e historisë shpesh procedojnë sëbashku dhe goditjet e historisë, arësyet e fatit, edhe ato të frikshme, Bourla i njeh mirë. Ka lindur në Selanik në një familje hebreje sefardite, babai dhe nëna e tij i patën mbijetuar pushtimit nazist dhe holokaustit. Ai, Mois, sepse ndodhej jashtë getos kur ajo e bastis. Ishte bashkë me vëllain Into dhe babain e tij Abraham, por brenda getos kishin mbetur nëna dhe dy vëllezërit e tjerë të tij. Për këtë arësye i ati vendosi të dorëzohej – ai, gruaja dhe dy fëmijët e tjerë të tij do të deportoheshin në Auschwitz – por i kërkoi Mois dhe Into të largoheshin, të fshiheshin, të mbijetonin. E ëma e Albert Bourla, Sara, ishte në fakt e fundit e një familjeje me 7 fëmijë. Njëra prej motrave të saj ishte konvertuar në kristianizëm dhe familja i ndërpreu raportet me të, por qe babai i saj që e rithirri pak përpara se të gjithë të deportoheshin për t’i kërkuar që të merrte me vete Sara dhe ta fshihte. Në vijim Sara u arrestuas dhe rrezikoi pushkatimin, por qenë ditët e fundit e pushtimit nazist dhe arriti të shpëtonte. Kështu, nën goditjet e historisë, ka lindur kështu familja Bourla. Babai dhe xhaxhai i tij hapën një dyqan pijesh alkoolike në Selanik, ku edhe ka lindur Albert, i cili shumë shpejt u apasionua pas kafshëve dhe vendosi të studiojë për veteriner. Rrugëtimi e çoi këtë veteriner grek papritmas tek Pfizer në vitin 1993, fillimisht në selinë greke, më pas në Poloni, Belgjikë dhe së fundi në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2014 ishte një drejtues i rangut të lartë dhe më 2019 u emërua CEO.

Hapi i tij i parë si CEO që heqja e një tavoline të stërmadhe bojëkafe nga salla e mbledhjeve, asnjë tavolinë më, vetëm karrige të vendosura në formë rrethore. Nëpër mure kërkoi që të vareshin fdotot e pacientëve, e rëndësishme ishte të kujtohej se qëllimi vërtetë i çdo punonjësi të kompanisë është ai që të ndihmojë. Ideja qe infektuese, edhe të tjerët nisën të mbajnë nëpër tavolinat e tyre të punës fotot e pacientëve. Gara për vaksinën me shpejtësinë e dritës ka qenë plot me momente vështirësie, me thermal shippers për t’u shpikur, shpërndarjen që në fillim ka ngritur shumë kritika dhe njëra mbi të gjitha: vitet e fundit Pfizer e kishte ridimensionuar kërkimin e tij antiviral, nuk posedonte as edhe një laborator ku të punohej me virusine  gjallë në siguri. Bourla kishte frikë se mos kjo mungesë do ta vononte procesin, por kompania ka vendosur që të mbështetej në laboratorë të jashtëm, edhe në Europë, duke filluar kështu një bashkëpunim intensiv e të pandërprerë midis të dy brigjeve të Atlantikut. Ajo e prodhuar nga Pfizer-BioNTech ka qenë vaksina e parë perëndimore që është regjistruar dhe miratuar, e para që ka bërë të shpresohet se më shumë herët se vonë do t’i vihej fjala fund kësaj pandemie. Bourla, shkruan “Bloomberg”, në këto muaj ka marrë një rol të ngjashëm me atë të një kreu shteti, telefonatat me presidentë dhe kryeministra janë të shpeshta, të pandërprera. Ama ka një kryeministër me të cilin Albert Bourla ka vendosur një raport jashtëzakonisht intensiv, që edhe ky kalon përgjatë brigjeve të mesdheut, kalon nëpër Amerikë dhe arrin deri në Izrael, vendin që ka organizuar fsuahtën e vaksinimit më efikase në botë.

Netanyahu ishte në aeroportin “Ben Gurion” të Tel Avivit kur në fundin e dhjetorit të kaluar kanë mbrritur dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech. Ishte atmosferë zgjedhjesh për Izraelin, të katërtat në më pak se dy vjet, dhe kryeministri që gjatë pandemisë është sjellë me shumë maturi, por maturia nuk ka mjaftuar në frenimin e virusit, ka nuhatur potencialin elektoral e një fushate vaksinimi të shpejt, serioze, me premtimin që t’u japë izraelianëve mundësinë që të nisin të bëjnë “të parët atë që bota do të donte ta bënte”: të jetonim siç qemë mësuar të jetonim. Kontaktet midis Netanyahu dhe Bourla kanë qenë të shumtë. Në janar Bibi është mburru se kishte folur me CEO e Pfizer të paktën 17 herë, deri edhe në orën 2 të mëngjesit: “Është një mik i madh i Izraelit”. Bourla thekson se kanë qenë shumë më tepër, “të paktën 30, ishte obsesiv”. Simpati personale, i njëjti pasion për të arritur të parët, prej efikasitetit, shpejtësia që ndalet një hap nga lakmia: disa ulëritën për skandal duke akuzuar për insider trading kur Bourla ka shitur pjesë të aksioneve të tij Pfizer me një çmim afër maksimumit, me një fitim prej 5.6 milion dollarësht po atë ditë që kompania ka njoftuar të dhënat e shkëlqyera të përkohshme lidhur me efikasitetin e vaksinës së tij në fazën e tretë e eksperimentimit.

Por nuk ishte vetëm Bourla që kishte për t’i dhënë shumë Jeruzalemit, ishte dhe Izraeli që mund t’i jepte shumë Pfizer. Netanyahu i ka ofruar t’i paguajë 30 dollarë dozën, sipas disa mediave izraeliane 47, më shumë se dyfishi i Bashkimit Europian dhe ka pranuar të ndajë të dhënat e vaksinës. Ishte një testim i përkryer efikasiteti në shkallë të gjerë, material shumë i çmuar për një kompani farmaceutike, jetike për izraelianët, thelbësore për fushatën elektorale të Benjamin Netanyahu. Shpesh kryeministri ka nevojë për shtrëngime duarsh për zgjedhje, në posterat e zgjedhjeve të fundit, 2 marsin e vitit të kaluar, shfaqej ai me Donald Trump në një shtrëngim duarsh thuaje vëllazëror, “do ta ripërqafoja – ka thënë Netanyahu në një intervistë të kohëve të fundit për “Jerusalem Post”. – Unë përqafoj këdo që mbështet politikat e mia”. Por tani nuk do të kishte kuptim të paraqiste ish shefin e Shtëpisë së Bardhë si shok imazhi dhe Bourla përfaqëson një alternativë të përkryer. Kështu CEO grek ka hyrë në fushatën elektorale e jeruzalemit – “Pfizer nuk u përgjigjet telefonatave të të tjerëve”, ka thënë Bibi, duke nënkuptuar rivalët e tij politikë, “ju përgjigjet të miave” – dhe rrezikonte edhe të mbetej i ngecur në të.

Midis të dyve ka një raport të bukur të përbërë nga telefonata të gjata dhe miqësie, nga raporte shumë të ngushta midis Amerikës dhe Izraelit, por Bourla që po përgatitej të nisej për një vizitë me aromë të fortë elektorale në Izrael në fund nuk ka shkuar dhe nuk dihet nëse prej polemikave apo prej arësyes zyrtare: jo të gjithë anëtarët e stafit të tij kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, Bourla e ka marrë të enjten. Në një vit si CEO i Pfizer e ka transformuar kompaninë, ka bërë të mundur ekzistencën e vaksinës, është transformuar në një prej njerëzve më të dëgjuar, më të dëshiruar, më të kërkuar. Gjithçka prej atij karakterit të tij, zevzek, dhe prej asaj nuhatjes së tij, shpejtësisë së dritës. “Kthehesha në shtëpi dhe fëmijët e mi më pyesnin nëse kishim gjetur diçka. Të njëjtën pyetje ma bënin të gjithë ata që më njihnin. Në atë moment ndjeva se nëse e bën mirë një gjë, mund të shpëetosh botën. Nëse nuk e bën mirë, nuk do ta shpëtosh”. Bourla ka qenë një prej njerëzve që ka vënë në rregull copërat që nevojiteshin për të dalë nga pandemia, në mes të së cilës jemi akoma, ama me një rrugë për të dalë prej saj. E ka bërë me ambicie, atë që shërben për të thënë se jemi ne ata që do ta shpëtojnë botën. E ka bërë edhe me zotësi, atë që shërben për të riorganizuar një kompani, për t’i dhënë një kurs të ri brenda pak kohe kur do të duheshin vite. E ka bërë edhe duke besuar tek bahskëpunimi, ai që shërben për të projektuar trajektore të rëndësishme, nga Gjermania në New York, duke kaluar nëpër të gjithë Europën, duke përshkruar Mesdheun e tij, duke arritur der në Izrael, linja që të para një e nga një të duken vetëm vija, spruco.

Por mjafton të largohesh dhe këto trajektore e sheh që kanë një formë, formën e një ure që të çon nga ana tjetër e pandemisë. Por Bourla e ka një rekomandim, e ka shkruar vetë ai pikërisht një vit më parë nga fillimi i gjithçkaje: kur do ta kemi kaluar këtë urë, do të kujtohemi se në 12 muaj është “bërë e mundshme e pamundshmja”. Tani na takon një detyrë edhe më impenjuese: të vrapohet me shpejtësinë e dritës, gjithmonë, drejt pranverës. Ama kësaj radhe herëpasëhere do të ishte mirë të kthehej prapa për të mos çuar dëm përparimet e pamendueshme të siguruara gjatë këtij “makthi global”. /bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat