AstraZeneca? Nuk ka komplot, por gabime dhe histeri

Bota

AstraZeneca? Nuk ka komplot, por gabime dhe histeri

Më: 19 mars 2021 Në ora: 16:49
AstraZeneca

Vendimi i nxituar dhe i pamatur nga shumica e shteteve evropiane për të pezulluar vaksinën AstraZeneca po nxit një seri reflektimesh dhe interpretimesh, që përpiqen të shpjegojnë se si mund të jetë mbërritur tek një masë e tillë. Meqenëse rastet e efekteve anësore janë kaq të rralla dhe as nuk janë provuar, arsyeja – ose arsyeja e vërtetë – që i shtyu shtetet drejt një ndalimi të tillë duhet të jetë një tjetër.

Dhe mendimi padyshim që shkoi tek një lloj “komploti” brenda Big Pharma, ose më saktë në një luftë dezinformimi midis kompanive konkurruese farmaceutike, për të pushtuar një fetë më të madhe të tregut të vaksinave.  Nga kjo pikëpamje, AstraZeneca do të ishte kompania për të vrarë sepse prodhon një vaksinë të shkëlqyer, që është më e lira (2-3 dollarë për dozë, krahasuar me 15-20 dollarë të Pfizer dhe Moderna). Në të kaluarën, edhe pronari italian i Irbm, e cila bashkëpunon me AstraZeneca, ka bërë gjithashtu të qartë se shumë probleme mund të burojnë nga ky element: “Unë dyshoj se kjo vaksinë është e bezdisshme sepse është shumë e lirë”. Në realitet, nuk është kështu.

Shumë kritika janë përgjegjësi e kompanisë, nga një problem dozimi gjatë provës klinike, te vështirësitë e prodhimit për të përmbushur sasitë e dakordësuara. Të tjerat, si ky kolaps i besimit, janë produkt i panikut dhe histerisë nga qeveritë dhe rregullatorët (përveç EMA). Por është e vështirë të supozohet se ka një dorë nga konkurentët, pas kësaj që po ndodh.

Për një arsye të thjeshtë: çështja AstraZeneca minon besimin jo vetëm në vaksinën e saj, por në të gjithë sistemin, mbi të cilin bazohet besueshmëria e vaksinave të tjera. Krijon gjithashtu një precedent të rrezikshëm për të gjithë prodhuesit e tjerë të autorizuar, vaksinat e të cilëve mund të jenë viktima të të njëjtit mekanizëm të paarsyeshëm.

Meqë ra fjala tek analiza e përfitim-rrezikut: shkatërrimi i besueshmërisë së tregut është një rrezik që asnjë kompani farmaceutike nuk do ta përdorte, në mënyrë që të shkëpuste një pjesë të tregut nga një konkurrent. Aq më tepër që, me kontratat e firmosura, gjithçka që mund të prodhohet është e shitur tashmë. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat