Çiftit australian i shkatërrohet shtëpia nga vërshimet në ditën e martesës

Bota

Çiftit australian i shkatërrohet shtëpia nga vërshimet në ditën e martesës

Më: 21 mars 2021 Në ora: 14:36
Australi

Një çifti të ri në shtetin New South Wales në Australi i është shkatërruar shtëpia nga vërshimet në ditën që e kishin caktuar për t’u martuar, raporton BBC.

Fqinjët e shokuar kanë filmuar shtëpinë duke u marrë nga uji e duke u tërhequr nëpër lumin Manning, pas reshjeve të mëdha të shiut në New South Wales.

Mijëra personave në periferi të Sydneyt i është thënë se ka gjasa t’u duhet të largohen nga shtëpia.

Qyteti po përjeton vërshimet më të mëdha në dekadat e fundit.

Sarah Soars dhe Joshua Edge kishin marrë me hua shtëpinë në Mondrook, në veri të Sydneyt dhe ishte paraparë të martoheshin në brigjet e lumit Manning para pronës së tyre.

Çifti është së bashku për nëntë vjet, ndërsa ishin te familjet e tyre kur shtëpia u vërshua nga uji.

“Shtëpia u mor nga uji e filloi të lundronte sikur të ishte një varkë. Gjithë shtëpia u tërhoq nga uji. Shkoi gjithçka shumë shpejt. Shtëpia u tërhoq nga uji për afro 1 kilometër së paku”, ka thënë bashkëpronari i pronës Peter Bowie për transmetuesin australian “ABC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat