Fauci paralajmëron: Vala e re e coronavirusit do të mund të godiste SHBA-të, pikërisht sikurse Evropën

Bota

Fauci paralajmëron: Vala e re e coronavirusit do të mund të godiste SHBA-të, pikërisht sikurse Evropën

Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:37
Anthony Fauci

Infektologu amerikan Anthony Fauci ka paralajmëruar sot se rritja e rasteve të reja me coronavirus në Evropë, do të mund të ndodhte ngjashëm një valë e tillë edhe në SHBA, duke i bërë thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm.

Fauci, këshilltar për shëndetësi i presidentit amerikan Joe Biden, ka theksuar gjatë një interviste dhënë për televizionin ABC, se është optimist sa i përket çështjes së vaksinimit, duke shpresuar që vaksina e AstraZeneca do të mund gjithashtu të fillonte të përdorej edhe në SHBA.

Sipas tij, kjo vaksina sipas të gjitha gjasave është mirë, por se këshilli i pavarur është i brengosur për të dhënat që kjo kompani i ka prezantuar.

“Sigurisht se është vaksinë e mirë”, ka thënë Fauci, duke shtuar se agjencia amerikane e ushqimit dhe barnave do të kontrolloj të gjitha të dhënat për vaksinën, pa u mbështetur në pretendimet e tjerëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat