Kanali i Suezit drejt zhbllokimit, zhvendoset anija gjigante

Bota

Kanali i Suezit drejt zhbllokimit, zhvendoset anija gjigante

Më: 24 mars 2021 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Anija gjigande e kontejnerëve që ka bllokuar Kanalin e Suezit prej më shumë se një dite është zhvendosur pjesërisht dhe trafiku përgjatë rrugës më të shpejtë të transportit nga Evropa në Azi pritet të rifillojë së shpejti, thanë zyrtarët.

Autoriteti i Kanalit të Suezit tha se anija 220 mijë tonëshe Ever Given, 400 metra e gjatë, ishte bllokuar të martën në mëngjes në kanal pasi kishte humbur kontrollin për shkak të erërave të forta dhe një stuhie rëre.

Rreth 30% e trasportit detar të mallrave kalon nëpër kanal çdo ditë, duke transportuar mallra nga më të ndryshmit, nga karburantet tek ato të konsumit. Rruga alternative rreth kepit të Afrikës për anijet që udhëtojnë midis Azisë dhe Evropës, kërkon një javë më shumë kohë.

Anija e bllokuar ishte e pozicionuar në mënyrë diagonale në kanal, duke e bllokuar atë pjesërisht. Fadromat punuan për të hequr dheun dhe shkëmbinjtë rreth anijes për t’i dhënë asaj mundësinë e lëvizjes.

Kompania e shërbimeve detare GAC me bazë në Dubai, tha se Ever Given më në fund ishte zhvendosur pjesërisht duke lëvizur përgjatë bregut të kanalit.

Incidenti bëri që të paktën 33 anije të bllokoheshin në kanal. Dhjetra të tjera u detyruan të prisnin në hyrjen veriore dhe atë jugore të kanalit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat