Plaçkitjet dhe buldozerët kërcënojnë qytetin antik Cyrene

Bota

Plaçkitjet dhe buldozerët kërcënojnë qytetin antik Cyrene

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:19
Foto

Rrënojat spektakolare të qytetit antik grek Cyrene që i mbijetuan revolucionit të Libisë në 2011 dhe një dekade pasuese të paligjshmërisë, sot përballen me kërcënime të reja: plaçkitje dhe buldozerë.

“Qyteti i Kirenës ka qenë shënjestër e shkatërrimit dhe veçanërisht gjatë dhjetë viteve të fundit, pas revolucionit të 17 Shkurtit. Për shembull, mbishkrimet në rrënoja dhe në shpella, mbeturinat e lëna nga turistët dhe gërmime sporadike në vendet arkeologjike që janë vërtet shqetësuese”, u shpreh Ismail Dakhil, zyrtar në departamentin e Muzeve të Libisë.

Ndërsa kuratori Adel Abu Fejra tha se “njerëzit ndajnë tokën e tyre në parcela banimi për shitje, për shkak të fitimit nga kërkimet. E gjithë kjo bëhet në kurriz të rrënojave arkeologjike.”

Pavarësisht ligjeve për të mbrojtur vendet arkeologjike,  ato kanë mangësi ndaj eksperët kërkojnë krijimin e një Këshilli të Lartë për Antikitetet.”

Ditët e fundit vetëm një pjesë e vogël e turistëve përfitojnë nga armëpushimi mujor i vendit të Afrikës Veriore për të vizituar tempullin e Zeusit, të vendosur afër skajit lindor të brigjeve të Libisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat