Rrëzohet një aeroplan i marinës mbretërore britanike, katapultohen pilotët

Bota

Rrëzohet një aeroplan i marinës mbretërore britanike, katapultohen pilotët

Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:06
Foto Ilustrim

Një aeroplan i Marinës Mbretërore është rrëzuar në Cornwall. Policia lokale tha se dy persona u plagosën, por nuk janë në rrezik për jetë.

Një aeroplan që i përkiste Marinës Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar u rrëzua të enjten në Anglinë jugperëndimore, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes.

Sipas raporteve, të dy anëtarët e ekuipazhit arritën të katapultohen para përplasjes, raporton deutschewelle.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se një hetim do të “fillojë në kohën e duhur”. Gjithashtu u konfirmua se dy pilotë po kontrolloheshin nga mjekët pas rrëzimit.

Ndryshe, aeroplani Hawk T1 që u rrëzua në rajonin e Cornwall ishte nga Skuadrona Detare 736, e vendosur në bazën Culdrose afër qytetit të Penzance. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat