Shembet ndërtesa 9-katëshe në Egjipt, humbin jetën 8 persona, plagosen 29 të tjerë

Bota

Shembet ndërtesa 9-katëshe në Egjipt, humbin jetën 8 persona, plagosen 29 të tjerë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Të paktën 8 persona, kanë humbur jetën dhe 29 u plagosën, pasi një ndërtesë apartamentesh në Kajro u shemb në orët e para të së shtunës.

“Zyra e krizave të komunës, u informua në orën 3 të mëngjesit për shembjen e një ndërtese me nëntë kate”, thanë zyrtarët e komunës së Kajros në një deklarate.

Mediat ndërkombëtare, shkruan se ekipet e kërkim shpëtimit, kanë filluar kërkimet për të gjetur personat që janë ende nën rrënojat e ndërtesës, e cila ndodhet në lagjen el-Salam.

Mësohet se autoritetet e sigurisë, shpëtuan një vajzë gjashtë-vjeçare, ndërkohë prindërit e kësaj të fundit janë zhdukur.

Të plagosurit u dërguan në dy spitale në Kajro dhe qeveria tha se kishte ngritur një komitet teknik për të inspektuar ndërtesat pranë, për të përcaktuar nëse ishin dëmtuar nga shembja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat