Një shtet “braktis” skemën Covax, OBSH: Dhuroni vaksina për vendet e varfra

Bota

Një shtet “braktis” skemën Covax, OBSH: Dhuroni vaksina për vendet e varfra

Më: 28 mars 2021 Në ora: 18:48
OBSH

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ripërsëriti thirrjen për komunitetin ndërkombëtar që të dhurojë vaksina të COVID-19 për vendet e varfra.

Teksa fliste në një konferencë virtuale shtypi nga Gjeneva, kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus risolli në vëmendje nevojën urgjente për 10 milionë doza për Covax.

Covax është një nismë për qasje globale te vaksina kundër koronavirusit, e cila synon të sigurojë shpërndarje të barabartë të dozave në të gjithë botën.

“COVAX është gati të shpërndajë, por ne nuk mund të shpërndajmë vaksina që nuk i kemi. Marrëveshjet bilaterale, ndalimet e eksportit dhe nacionalizmi i vaksinave kanë shkaktuar shtrembërime në treg me pabarazi të mëdha mes kërkesës dhe ofertës. Dhjetë milionë doza nuk janë shumë dhe nuk janë as të mjaftueshme”, theksoi ai.

Kjo është një deklaratë e përsëritur disa herë nga OBSH, por kësaj here erdhi pas India, një furnizues kryesor i programit të ndarjes së vaksinave COVAX të agjencisë, tha se po i jepte përparësi nevojave lokale.

Drejtori i OBSH-së tha se masa e Indisë ishte “e kuptueshme” duke pasur parasysh numrin në rritje të infeksioneve atje, ndërsa shtoi se kanë nisur bisedimet për të gjetur një ekuilibër midis nevojave të Indisë si shtet dhe atyre ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat