Ishte mbyllur gjatë pandemisë, Izraeli rihap pikën kufitare me Egjiptin

Bota

Ishte mbyllur gjatë pandemisë, Izraeli rihap pikën kufitare me Egjiptin

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Të martën Izraeli njoftoi se ka rihapur pikën kufitare Taba me Egjiptin, të cilën e kishte mbyllur gjatë gjithë pandemisë. Rihapja mundëson që një numër i njerëzve të shkojë në gadishullin Sinai për pushimet e Festës së Pashkëve.

Ky është vendimi i fundit i Izraelit pasi e vuri nën kontroll përhapjen e virusit dhe iu kthye normalitetit pas vaksinimit me dy doza, të më shumë se gjysmës së popullsisë prej rreth 9.3 milionë banorësh. Izraeli është vendi udhëheqës në botë për fushatën e vaksinimit.

Për të kaluar kufirin njerëzit duhet të jenë të vaksinuar ose të shëruar nga COVID-19.

Gjithashtu kërkohet një test negativ i koronavirusit në të dy drejtimet. Gadishulli Sinai i Egjiptit është një vend i njohur ku izraelitët i kalojnë pushimet, veçanërisht gjatë pushimeve për festën e Pashkëve që filloi gjatë fundjavës. Kufiri ka qenë i mbyllur që nga marsi i vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat