Jepte leksione gatimi duke fshehur fytyrën në ‘Youtube’, detaji që ‘fundosi’ anëtarin e ndarnghetas

Bota

Jepte leksione gatimi duke fshehur fytyrën në ‘Youtube’, detaji që ‘fundosi’ anëtarin e ndarnghetas

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Një anëtar i një bande mafioze italiane është arrestuar në Republikën Dominikane pasi tatuazhet e tij u njohën në një video në YouTube.

Sipas mediave të huaja, Marc Feren Claude Biart ishte në arrati nga autoritetet italiane që nga viti 2014 dhe kishte jetuar në Boca Chica në ishullin e Karaibeve, tha policia.

Prokurorët kishin kërkuar Biart me akuzën e trafikimit të kokainës në Holandë për një klan të bandës mafioze, ‘Ndrangheta’.

Dhe sipas policisë, i dyshuari kishte paraqitur në video në YouTube ku shpjegonte recetat italiane të gatimit ndërsa mbante të fshehur fytyrën.

Sidoqoftë, tatuazhet e tij mund të shiheshin në video, të cilat bënë të mundur që ai të njihej.

Pas kësaj, i arratisuri 53-vjeçar u kap në Santo Domingo të mërkurën dhe u transferua në aeroportin Malpensa të Milanos, tha policia në një deklaratë.

“Ndrangheta” konsiderohet mafia më e fuqishme në Itali dhe është e vendosur në rajonin jugor të Kalabrisë. Grupi është i njohur për kontrollin e tij mbi trafikun e kokainës në Evropë.

Në janar, Italia filloi një nga gjyqet më të mëdha të krimit të organizuar në historinë e saj kundër “Ndrangheta”.

Më shumë se 500 të pandehur përballen me akuza duke përfshirë vrasje, trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash, në një seancë që do të zgjasë për të paktën një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat