La dritaren e makinës hapur, por e pësoi keq nga 15 mijë bletë që iu vërsulen

Bota

La dritaren e makinës hapur, por e pësoi keq nga 15 mijë bletë që iu vërsulen

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tufë bletësh u vërsulën në makinën e një qytetari në  New Mexico të dielën pasi ai la dritaren e makinës  të hapur ndërkohë që po bënte blerje në një dyqan ushqimesh.

Pronari i makinës ishte duke bërë pazar dhe kur u kthye në makinë me sendet ushqimore të tij, kur pa një tufë bletësh që ishte vërsulur në drejtim të tij.

Nuk është e qartë nëse ai thirri ndihmë, por pamja e 15.000 bletëve rreth tij duhet të ketë alarmuar dikë që ai ka nevojë.

Image

Zjarrfikësit bllokuan zonën përreth makinës, para se të thërrisnin një zjarrfikës jashtë detyre i cili në kohën e lirë punon edhe bletar.

Zjarrfikësi Jesse Johnson përdori çantë zgjoje dhe vaj limoni për të ndihmuar në tërheqjen e rreth 15.000 mijë bletëve nga automjeti.

Një ngjarje pothuajse e tillë kishte ndodhur edhe në maj të 2017, ku një qytetar  ishte sulmuar nga një tufë bletësh.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat