​Mbi 509 mijë raste të reja me koronavirus në botë për 24 orë

Bota

​Mbi 509 mijë raste të reja me koronavirus në botë për 24 orë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:37
Ilustrim

Në 24 orët e fundit, më shumë se 509.000 njerëz në botë ishin infektuar me koronavirus, sipas të dhënave të sotme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas OBSH-së, 125.87 milionë njerëz janë sëmurë në botë që nga fillimi i pandemisë COVID.

Sot, janë regjistruar më shumë se 8.800 vdekje, kështu që numri i vdekjeve është 2.79 milionë.

Evropa sot kishte numrin më të lartë të rasteve – 230.467 (45 për qind), ndërsa Amerika e Jugut dhe Veriut kanë 149.102 raste. Në vendin e tretë është Azia Juglindore me 63.837 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat