Aksidenti hekurudhor në Tajvan; lirim me kusht për të dyshuarin

Bota

Aksidenti hekurudhor në Tajvan; lirim me kusht për të dyshuarin

Më: 3 prill 2021 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Një gjykatë në Tajvan liroi të shtunën me kusht në pritje të gjykimit menaxherin e një kantieri ndërtimi, nga ku besohet se ra kamioni që u përplas me një tren pasagjerësh. 51 vetë humbën jetën në aksidentin e së premtes.

Ky ishte aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e Tajvanit në shtatë dekada. Një tren ekspres u përplas me një kamion që kishte rrëshqitur nga një bankinë që ndante kantierin e ndërtimit nga shinat.

Besohet se menaxheri i objektit të ndërtimit nuk kishte vënë frenat e dorës të kamionit të parkuar pranë bankinës.

Treni me afro 500 persona në bord po udhëtonte nga kryeqytetit Tajpej për në Taitung në brigjet lindore, kur doli nga shinat. 41 persona janë ende në spital nga 188 të lënduar.

Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës ta mbajë në paraburgim menaxherin nën akuzat për neglizhencë, sipas një zyrtari të ministrisë së drejtësissë në komentet e së shtunës për gazetarët.

Por gjykata e liroi të dyshuarin kundrejt pagesës 17 525 dollarë, megjithëse atij nuk i lejohet të largohet nga Tajvani për tetë muaj.

Gjykata tha se megjithëqë duket se rënia e kamionit në shinat e trenit ishte shkaku i aksidentit, nuk duket se kishte “komplot të qëllimtë” në këtë incident./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat