Policia spanjolle arreston 100 persona që bartnin tonelata me drogë nga Maroku në Spanjë

Bota

Policia spanjolle arreston 100 persona që bartnin tonelata me drogë nga Maroku në Spanjë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 01:03
Foto ilustrim

Policia spanjolle ka bërë të ditur se ka arrestuar 100 anëtarë të një bande e cila barte hashash dhe marihuanë nga Maroku për në Spanjë, përmes trageteve shumë të shpejta.

Grupi kriminal, siç raportojnë mediat e huaja, mbushte anijet e shpejta me drogë dhe i niste ato për në Spanjë, përmes detit Mesdhe.

Gjatë një serie bastisjesh, Policia ka kapur më shumë se pesë ton hashash dhe 230 kilogram marihuanë.

Disa prej anëtarëve të bandës ishin punësuar për të siguruar tragetet e shpejta të cilat konsumojnë një sasi të madhe të karburantit. Ndërkaq, anëtarët e tjerë i fshihnin lëndët narkotike në kabina që përmbajnë pemë.

Oficerët gjithashtu sekuestruan një pushkë të simuluar, një armë dhe pesë automjete, përfshirë dy kamionë.

Të arrestuarit shumë shpejtë pritet të dalin para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat