Sulm me raketa në një bazë ushtarake në Irak

Bota

Sulm me raketa në një bazë ushtarake në Irak

Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Dy raketa ranë sot në një zonë rurale pranë bazës ajrore ushtarake Irakiane në veri të Bagdadit, ku janë vendosur disa ushtarë amerikanë.

Nuk pati viktima, thanë shërbimet irakiane të sigurisë, raporton agjencia e lajmeve, reuters.

Rezultatet e para të hetimit treguan se shënjestra e sulmit me raketa ishte në të vërtetë baza ajrore Balad e vendosur në veri të Bagdadit, por raketat ranë në juglindje të shënjestrës dhe goditën zonën e fshatit al-Bu Asi.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët irakianë të sigurisë thonë se disa grupe të armatosura pro-iraniane kanë sulmuar rregullisht pozicionet ushtarake të SHBA-së, duke përfshirë ato jo shumë larg ambasadës amerikane në Bagdad.

Ndryshe, bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan kanë qenë cak i sulmeve të ndryshme të al-Qaedas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat