Varri i Krishtit në Jeruzalem/ Covid apo jo shërbesa mbahet, njerëzit ngjitur

Bota

Varri i Krishtit në Jeruzalem/ Covid apo jo shërbesa mbahet, njerëzit ngjitur

Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:43
Foto

Covid 19 nuk e ka ndaluar dot mbajtjen e ceremonisë tradicionale të Pashkëve në Varrin e Lindjes se Krishtit në Jeruzalem.

Çdo vit, shërbesa mbahet përpara të dielës së Pashkëve duke kremtuar besimin tek ringjallja e Jezuit pas vdekjes në kryq. Këtë vit, ajo u drejtua nga patriarku latin, Pierbattista Pizzaballa, kleriku më i lartë i kishës katolike në rajon. “Drita e Krishtit, që rilind plot me lumturoi” – tha patriarku gjatë ritit të zjarrit të ri, të cili ia paraqiti njerëzve të mbledhur aty.

Vetëm një vit  më parë dukej e pamundur ta shikoje turmën e besimtarëve duke e mbushur plot Bazilikën. I gjithë vendi, nisi gradualisht të kthehet në jetë, e kjo ndodhi edhe me Kishën e Tokës së Shenjtë, e cila është ngritur në vendin ku të krishterët besojnë se Krishti u kryqëzua, vdiq e më pas u ringjall.  Gëzimi i Pashkëve, siç thotë radio Vatikani, kumtohet në katër pika të ndryshme, simbol i rëndësishëm,  që tregon se kremtimi i Ngjalljes duhet të përhapet nga Jeruzalemi, në të katër anët e tokës.

Pamjet dhe fotot nga Jeruzalemi treguan turma njerëzish që ndonëse me maska, nuk respektojnë asnjë çast distancimin social. Vëllezërit franceskane i drejtuan qindra adhurues nëpër Via Dolorosa ndërsa lutjet i lexonin përmes altoparlantëve në ndalesat e rrugës së Kryqit. Një grup tjetër mbajti një kryq druri me të cilin kaloi përmes qytetit të vjetër, duke kënduar himne e duke ndaluar për lutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat