Ngrohja globale po lë pa ushqim arinjtë polarë

Bota

Ngrohja globale po lë pa ushqim arinjtë polarë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Arinjtë polarë gjithnjë e më shumë janë duke kërkuar për vezët e zogjëve të detit, ndërsa ndryshimi i klimës po zvoglon gjithnjë e më shumë vendet e tyre të gjuetisë në Arktik.

Sipas një studimi, ky fenomen nxjerrë në pah luftën që këta grabitqarë duhet t’i përshtaten mjedisit të tyre që po ndryshon me shpejtësi.

Kërcënimi i ndryshimit të klimës ndaj ariut polar është i njohur, i nxitur nga ritmi i jashtëzakonshëm i ndryshimit në Arktik, i cili po ngroh dy herë më shpejt se planeti si një i tërë.

Kjo tashmë po çon në zvogëlimin e akullit të detit, duke shkurtuar kohën që u duhet për të gjuajtur fokat.

Me një domosdoshmëri në rritje për të gjetur ushqim alternativ, arinjtë polarë janë shtyrë më larg në kërkim të ushqimit, duke përfshirë pastrimin në zonat e populluara nga njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat