Shtypi në mbarë botën i bën jehonë vdekjes së Princit Philip

Bota

Shtypi në mbarë botën i bën jehonë vdekjes së Princit Philip

Më: 10 prill 2021 Në ora: 21:20
Duka i Edinburgut

Gazetat në të gjithë botën i kanë bërë jehonë vdekjes së Dukës së Edinburgut, Princit Philip. Shtypi britanik ka shkruar një sërë artikujsh të ndryshëm për jetën, karrierën dhe atë që la pas Duka.

“Lamtumirë, i dashuri im”, thotë Daily Mail në faqen e saj të parë. Mirror merr një qasje të ngjashme me titull “Mirupafshim, i dashuri im”, së bashku me një fotografi të çiftit mbretëror.

Faqja e parë e “The Guardian” dominohet nga një portret bardh e zi dhe titulli “Princi Philip 1921-2021”. Telegraph gjithashtu shkruan një artikull special 24 faqësh që përfshin arratisjen legjendare të Filipit nga Korfuzi.

“Times” ka përdorur një fotografi me veshje ushtarake dhe në pjesën e pasme. Princi i ndjerë kishte një dashuri për shkollën në Gordonstoun në Skoci shkruan dhe gazeta rajonale, “Aberdeen Press & Journal”.

“Times of India” mbart një foto të vogël dhe historia e saj fokusohet në tri udhëtimet e Princit të Indisë shumë dekada më parë.

Në Francë, “Libération” nuk kryeson në histori, por ka fotografinë e kapelës dhe një titull ku lexohet “Shëtitja e fundit e Princit”. “USA Today” e hap faqen e parë më një foto, por artikulli është i fokusuar tek fakti nëse Harry dhe Meghan do të marrin pjesë apo jo në varrim.

Përshëndetje për të nderuar Dukën e Edinburgut do të zhvillohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në Gjibraltar dhe nga anijet luftarake në det. Goditjet me top, do të mbahen në 41 raunde, 21 herë në nderim të ushtarakut të lartë dhe 20 herë si pjesëtar i një familje mbretërore, në qytetet më të mëdha duke përfshirë Londrën, Edinburg, Cardiff dhe Belfast.

Në përpjekje për të shmangur turmat dhe rrezikun për infektim nga pandemia Pallati Buckingham i ka kërkuar publikut të mos dërgojë buqeta me lule në përkujtim të Dukës, por në vend të saj ata mundet të lënë mesazhet e tyre në librin e ngushëllimeve në faqen zyrtare të pallatit mbretëror. Në katedralen në Abbey Westminster, këmbanat do të bien plot 99 herë në nder të çdo viti  të jetës së Dukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat