Fiset Vanuatu mbajnë zi për vdekjen e ‘Zotit’ të tyre, Princit Philip

Bota

Fiset Vanuatu mbajnë zi për vdekjen e ‘Zotit’ të tyre, Princit Philip

Më: 12 prill 2021 Në ora: 11:46
Fiset Vanuatu

Teksa Britania e Madhe mban zi për vdekjen e Princit Philip, atyre u bashkohet edhe një komunitet fisnor në një ishull të Paqësorit, gjysmë bote larg.

Për dekada, dy fshatra në ishullin Tanuat të Vanuatuan kanë respektuar Dukën e Edinburgut si një figurë shpirtërore e perëndi.

Periudha zyrtare e zisë po zhvillohet tani dhe shumë njerëz të fiseve janë mbledhur në një ceremoni për të kujtuar Princin e ndjerë.

“Lidhja midis njerëzve në ishullin Tanna dhe popullit anglez është shumë e fortë. Ne po i dërgojmë mesazhe ngushëllimi familjes mbretërore dhe popullit të Anglisë”, tha udhëheqësi i fisit, Shefi Yapa, shkruan Reuters.

Për javët e ardhshme, fshatarët do të takohen periodikisht për të kryer rite për Dukën, i cili shihet si një “pasardhës i ricikluar i një shpirti ose Zoti shumë të fuqishëm që jeton në një nga malet e tyre”, thotë antropologu Kirk Huffman, i cili ka studiuar fiset që nga vitet 1970.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat