Kreu i Emirateve të Bashkuara Arabe fal 439 të burgosur me rastin e Ramazanit

Bota

Kreu i Emirateve të Bashkuara Arabe fal 439 të burgosur me rastin e Ramazanit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Princi i Kurorës i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed Al Nahyan, urdhëroi lirimin e 439 të burgosurve për shkak të ardhjes së muajit të Ramazanit.

Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare të EBA-së, WAM, Al Nahyan përdori fuqinë e amnistisë për të ndihmuar të burgosurit të ribashkohen me familjet e tyre dhe të forcojnë lidhjet familjare gjatë Ramazanit.

Në këtë kontekst, theksohet se Al Nahyan urdhëroi institucionet penale dhe korrektuese të amnistojnë 439 të burgosur.

Në lajm, nuk kishte asnjë informacion në lidhje me cilat krime u dënuan të burgosurit që përfituan nga amnistia.//AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat