Kandidatët për deputetë në Indi përdorin qen endacakë si reklama

Bota

Kandidatët për deputetë në Indi përdorin qen endacakë si reklama

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:03
Kandidatët pë deputetë në Indi përdorin qen endacakë si reklama

Zgjedhjet në shtetin indian të Uttar Pradesh kanë ngritur shumë ‘pluhur’ në internet ditët e fundit.

Arsyeja për këtë është se disa kandidatë përdorin qen endacakë si reklama.

Më saktësisht ata vendosin reklamat e tyre mbi ta dhe i lënë të ecin në rrugë ashtu.

Deri më tani, reklamat janë parë për të paktën dy kandidatë, një nga provincat Rae Bareli dhe Ballia.

Fotografitë që qarkullojnë në internet kanë zemëruar aktivistët për të drejtat e kafshëve, por njëri nga dy kandidatët nuk ka dyshime për vendimin e tij. “Nuk ka asnjë ndalim të përdorimit të qenve endacakë në fushatë. Ne nuk i dëmtojmë ose abuzojmë në asnjë mënyrë. Në fakt, ne i ushqejmë ata çdo ditë. Është  një ide fisnike dhe votuesve u pëlqejnë inovacion të tilla”, tha kandidati.

“Si do të ndihej një njeri nëse i vendosnim afishe në fytyrën e tij gjatë fushatës elektorale? Vetëm se një kafshë nuk mund të protestojë nuk do të thotë që ne duhet ta trajtojmë atë në atë mënyrë. Policia duhet të reagojë menjëherë ndaj gjërave të tilla”, u përgjigj aktivisti Reena Mishra.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat