Kinezët arrijnë të bëjnë semaforin edhe për deve

Bota

Kinezët arrijnë të bëjnë semaforin edhe për deve

Më: 14 prill 2021 Në ora: 21:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Zyrtarët në Kinën veriore kanë përuruar atë që ata e cilësojnë si semafori i parë në botë për devetë.

Sinjali rrugor hyri në veprim të dielën në një zonë të njohur për turistët pranë Dunhuang City, në provincën Gansu.

Media shtetërore e vendit shkruan se xhirot në deve janë një nga atraksionet më të mëdha për turistët në zonë.

Por vizitorët tani do të jenë të sigurt nga përplasjet e deveve, falë sinjalit të ri të trafikut, i cili bëhet jeshil për t’i lënë kafshët të kalojnë dhe të kuqe për t’i ndaluar ato.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat