Yjet botërore kërkojnë ndihmë për Navalny

Bota

Yjet botërore kërkojnë ndihmë për Navalny

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:30
Personalitete si Herta Müller, Benedict Cumberbatch dhe Niall Ferguson janë të shqetësuar për shëndetin e Nawalny. (Foto: dpa)

Në gusht të vitit të kaluar, Navalny mezi i mbijetoi një sulmi me helm nervor. Politikani rus i opozitës kthehet në Rusi i relaksuar dhe burgoset. Në kampin e burgut, gjendja e Navalny është duke u  përkeqësuar nga java në javë. Yjet nga e gjithë bota tani i dërguan një letër Putinit.

Në një letër të hapur drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin, më shumë se 70 njerëz të famshëm nga e gjithë bota, kanë bërë thirrje për trajtim mjekësor për kundërshtarin e Kremlinit Alexei Navalny, i cili është i burgosur në kampin e burgut penal. Në lidhje me sëmundjen e tij, thuhet: "si një qytetar rus, ai ka të drejtë të ekzaminohet dhe trajtohet nga një mjek i zgjedhur prej tij".

Thirrja u shtyp në disa gazeta të përditshme evropiane si "Le Monde". Letra u nënshkrua nga autorja e Harry Potter JK Rowling, dy fituesit e Çmimit Nobel Herta Müller, Louise Glück dhe Swetlana Alexijewitsch, anëtari i Abba Björn Ulvaeus, aktorët Benedict Cumberbatch, Jude Law dhe Kristin Scott Thomas dhe historianët, ndër të tjerët Niall Ferguson dhe Simon Schama.

Letra iu drejtua Putinit me kërkesën, Navalny është në gjendje kritike. "Z. President, ne ju nxisim të siguroheni që Alexei Navalny menjëherë të marrë trajtimin mjekësor dhe kujdesin që atij i nevojitet urgjentisht - dhe që kjo e drejtë është e garantuar sipas ligjit rus.Ju si i zgjedhur nga shteti rus dhe si garantues i ligjit, është përgjegjësi e juaj për ta bërë këtë  ".

Navalny ka qenë në grevë urie prej ditësh të tëra dhe për këtë atij i duhen vizitat mjekësore. Tani ai kërcënohet që të ushqehet me forcë. 44-vjeçari së fundmi u ankua për probleme me shpinën, paralizë në gjymtyrë, ethe dhe kollë. Familja, avokatët dhe mbështetësit e tij shprehën shqetësim. Navalny i kishte mbijetuar një atentati me neurotoksin Novitschok në gusht dhe ishte kuruar në Gjermani. Ai ankohet se përdorimi i agjentit të ndaluar të luftës kimike kundër një shtetasi rus në atdheun e tij nuk po hetohet. Disa laboratorë në BE kishin zbuluar dhe konstatuar helmimin./ Burimi: ntv.de, jru / dpa, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat