​OBSH: Koreja Veriore ende pretendon se s’ka asnjë rast me COVID-19

Bota

​OBSH: Koreja Veriore ende pretendon se s’ka asnjë rast me COVID-19

Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Koreja e Veriut vazhdon të pretendojë se asnjë rast infeksioni me virusin e ri korona në vend nuk është konfirmuar, megjithëse ka testuar rreth 24.000 njerëz deri më tani, sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Koreja e Veriut njoftoi se ka kryer teste PCR në 23.826 njerëz me 10 ditë diferencë, por që asnjë rast infeksioni nuk është regjistruar që prej 8 prillit, raporton agjencia japoneze Kyodo.

Koreja e Veriut ka testuar 705 njerëz për shtatë ditë që nga 2 prilli, 103 prej të cilëve kanë pasur "sëmundje të ngjashme me gripin ose infeksione të rënda akute të frymëmarrjes", tha OBSH në një raport të fundit bazuar në të dhënat e siguruara nga vendi.

Që nga fillimi i vitit të kaluar, Koreja e Veriut ka ndërprerë trafikun me Kinën dhe Rusinë, shkaku i frikës në rritje se virusi, i zbuluar për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, mund të depërtojë në vend.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është zotuar gjithashtu të zbatojë masa agresive antiepidemike, të tilla si ndalimi i tubimeve publike të më shumë se pesë personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat