Kërcënime, ngrirje, shënjestrime: 5 seksione të rrezikshme të frontit midis Rusisë dhe SHBA

Bota

Kërcënime, ngrirje, shënjestrime: 5 seksione të rrezikshme të frontit midis Rusisë dhe SHBA

Nga: Gabor Steingart/Sherif Ramabaja Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:01
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Amerikës, Joe Biden

Fjalimi i Putinit për kombin rus ka treguar edhe një herë se sa të tensionuara për momentin janë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit. Janë gjithsejtë pesë seksione ballore shumë të ndryshme, me potencial të madh të përshkallëzimit.

Për shkak të ngrohjes globale: Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Rusisë po afrohen edhe një herë në pikën e ngrirjes. Një luftë fjalësh tashmë ka filluar.

Pasi Presidenti i SHBA Biden kohët e fundit e quajti homologun e tij rus një "vrasës", Putini bëri dje një kërcënim të egër në fjalimin e tij të rradhës për kombin rus: "Kushdo që organizon provokime që kërcënojnë interesat thelbësore të sigurisë sonë, do të pendohet për këto veprime, ashtu si nuk është penduar kurrë ndonjë herë. " Shpresoj se askujt nuk do t´i shkoi mendja ta kalojë vijën e kuqe. Ne vendosim se ku tejkalohet kjo linjë ”.

Pesë seksione shumë të ndryshme mes vete

Tani ekzistojnë pesë sektorë shumë të ndryshëm të frontit në të cilët SHBA dhe Rusia qëndrojnë me pikëpamje armiqësore me njëri-tjetrin. Fusha e gravitimit e marrëdhënieve të tyre është fjalë për fjalë me vija të kuqe:

1. Trupat aktualisht janë duke u vendosur në kufirin ukrainas-rus. Sipas informacionit perëndimor, pothuajse 100,000 ushtarë rusë janë vendosur në kufi. Javët e fundit ka pasur të shtëna si dhe vdekje të shpeshta përgjatë vijës frontale të konfliktit. Pyetja e të gjitha pyetjeve është: A dëshiron Putini të bëjë vetëm një defilim ushtarak dhe t´i lejoj vetes një përshtypje - apo edhe do të ndërhyjë ushtarakisht?

2. Shtetet e Bashkuara do të fillojnë manovrën e tyre pranverore Defender Europe 21 brenda pak javësh, në të cilën Bundeswehri gjerman është gjithashtu i përfshirë në një masë të vogël. Rreth 30,000 ushtarë, kryesisht nga Ushtria Amerikane, do të zhvendosen në kufirin e jashtëm të BE-së në drejtim të Rusisë. Rusia e sheh këtë manovër si një akt agresioni.

3. Në Rusi dje u zhvilluan demonstrata në mbi 100 qytete për të kërkuar pëkujdesje shëndetësore për kritikun e regjimit Alexei Navalny. Policia ruse u përgjigj me dhunë dhe kontrollime nëpër shtëpi dhe arrestime. Një total prej mbi 10,000 njerëzve janë marrë në arrest policor që nga fillimi i vitit. Navalny aktualisht është kundërshtari më i shquar politik i brendshëm i presidentit rus Putin.

4. Ashtu sikurse paraardhësi i saj, ashtu edhe qeveria aktuale amerikane po lufton me të gjitha mjetet diplomatike, për të ndaluar ndërtimin e gazsjellësit North Stream 2. Ajo dëshiron të shkatërrojë biznesin e gazit të rusëve dhe ta detyrojë Gjermaninë të solidarizohet me perëndimin. Angela Merkel po e refuzon këtë deri më sot.

5. Perëndimi përpiqet të dobësojë Rusinë ekonomikisht. Asetet në pronësi të zyrtarëve të lartë të qeverisë ruse në SHBA janë ngrirë. Përveç kësaj, eksporti i mallrave që mund të përdoret gjithashtu për prodhimin e armëve kimike është i ndaluar. Kështu Shtetet e Bashkuara po i zbatojnë sanksionet e vendosura nga BE dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat ishin miratuar tashmë në Evropë vjeshtën e kaluar.

Gysi për dialogun me Rusinë: "Duhet një orë diplomaci"

Në Gjermani nuk ka një konsensus se si të merret me fqinjin e saj të vështirë Rusinë. Në lindje të vendit tonë ( ish Gjermania Lindore ) ekziston tradicionalisht dëshira për dialog, bashkëpunim dhe marrëdhënie të veçanta harmonie, duke përjashtuar dëshirën NATO-s. Gregor Gysi, zëdhënësi i politikës së jashtme të Partisë së Majtë në Bundestag, thotë në Podcast sot të Morning Briefing :

 "Ju do të mund të arrini gjeste humanitare, veçanërisht edhe me strukturat autoritare, nëse u afroheni atyre dhe bisedoni me ta në mënyrë të arsyeshme". Ai mbron  politikën e dialogut: "Ne kemi nevojë përsëri për orë të diplomacisë dhe jo për orë të ushtrisë".

Röttgen: "Rusia është manipuluese sa u përket proceseve perëndimore"

Në Gjermaninë Perëndimore, nga ana tjetër, Putini është parë gjithmonë me më shumë skepticizëm. Ofensiva diplomatike e Merkelit kundër Putinit, e cila dikur solli një armëpushim në Ukrainën lindore dhe e cila këmbëngul për pajtueshmëri me tubacionin e gazit, po vihet nën presion gjithnjë e më të madh edhe brenda radhëve të veta. Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, Norbert Röttgen, tha në një intervistë në podcast këtë mëngjes: "Ne po përjetojmë dhe po shohim agresion nga njëra anë dhe ne jemi duke iu përgjigjur atij agresioni, me një projekt mega-ekonomik për Gazpromin rus, nga i cili ne në Gjermani dhe Evropa nuk kemi ndonjë avantazh.

 "Kërcënimeve të Putinit duhet t´u kundërvihemi „ : Nëse dhuna dhe përdorimi i forcës ushtarake, që është në kundërshtim me ligin ndërkombëtar, pranohen si pjesë e politikës së jashtme në Evropë, atëherë do të kishim përsëri një kontinent të ri, të ndarë. Atëherë dhuna do të mbizotërojë dhe ne do të duhej t'i kundërvihemi asaj".

Röttgen adreson gjithashtu ndërhyrjen e autoriteteve ruse në fushatën zgjedhore gjermane: "Rusia është aktive në manipulimin e proceseve demokratike të Perëndimit. Kjo është një nga politikat e saj të jashtme destabilizuese".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat