Nëndetësja e zhdukur ka oksigjen edhe tri ditë

Bota

Nëndetësja e zhdukur ka oksigjen edhe tri ditë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:17
Nëndetësja

Indonezia ka afërsisht tri ditë për të shpëtuar 53 anëtarët e ekuipazhi të nëndetëses së zhdukur, para se ata të mbesin pa oksigjen, është thënë nga marina, raporton BBC.

KRI Nanggala-402 mendohet se është zhdukur rreth 100 kilometra nga bregu i Balit në mëngjesin e të mërkurës.

Gjashtë anije ushtarake, një helikopter e 400 persona janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Singapori dhe Malajzia po ashtu kanë dërguar anije, ndërsa SHBA-ja, Australia, Franca dhe Gjermania kanë ofruar ndihmë.

Nëndetësja e ndërtuar në Gjermani bëri një manovër stërvitore, para se të dështonte të ngrihej lartë dhe është humbur kontakti.

“Ne e njohim atë zonë, por është mjaft thellë”, ka thënë zëdhënësi i marinës, Julius Widjojono.

Disa raportime thonë se kontakti me nëndetësen është humbur pasi është dhënë leje për t’u zhytur në ujëra më të thellë.

Në ndërkohë, një rrjedhje e naftës në afërsi ku është zhytur nëndetësja mund lëmë të kuptohet se është dëmtuar serbatori, apo mund të jetë edhe sinjal nga ekuipazhi.

Nga marina e Indonezisë besohet se nëndetësja është zhytur në thellësi deri afro 700 metra. Widjojono ka thënë se çdo zhytje më e thellë se 500 metra mund të jetë fatale.

Nëndetësja e zhdukur është një nga pesë nëndetëset që operohen nga Indonezia. Është ndërtuar në fund të viteve 1970-ta, dhe i ishte nënshtruar një riparimi në Kore të Jugut që u kompletua në vitin 2012.

Është incidenti i parë i tillë në Indonezi, por incidente të ngjashme kanë ndodhur në vende tjera. Në vitin 2017, një nëndetëse ushtarake argjentinase u zhduk në Atlantinkun jugor me 44 persona të ekuipazhit.

Rrënojat u gjetën një vit më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat