Fauci pohon se vaksinimi ndihmon në largimin e maskave

Bota

Fauci pohon se vaksinimi ndihmon në largimin e maskave

Më: 25 prill 2021 Në ora: 23:11
Anthony Fauci

Anthony Fauci beson se Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve së shpejti do të ofrojnë udhëzime të azhurnuara të COVID-19 për përdorimin e maskave në mjediset e jashtme.

Maskat në fytyrë kanë marrë një rol gjithnjë e më qendror në debat kohët e fundit pasi shumë dyshojnë në përdorimin e vazhdueshëm dhe të gjerë të maskave edhe kur vaksinimet vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin, raporton foxnews.

Fauci pajtohet me disa prej këtyre mendimeve, duke thënë se rreziku për njerëzit që merren me aktivitete në natyrë është “i vogël”, veçanërisht për individët e vaksinuar.

“Ajo që unë besoj se do të dëgjoni, ajo që vendi do të dëgjojë së shpejti, janë udhëzimet e azhurnuara nga CDC”, tha Fauci. “CDC është një organizatë e bazuar në shkencë. Ata nuk duan të bëjnë ndonjë udhëzim nëse nuk shikojnë të dhënat dhe të dhënat i mbështesin ato”, shtoi ai.

Fauci citoi shifrat që tregojnë se rreth 30 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht, me të paktën 50 për qind që kanë marrë tashmë një dozë vaksinimi.

CDC së fundmi hoqi një pauzë të rekomanduar për vaksinën “Johnson&Johnson”, duke thënë se vaksina “vazhdon të përmbushë” standardet për “sigurinë, efektivitetin dhe cilësinë”.

Ndryshe, mjeku pohoi se urdhërimi i pauzës nuk ishte një gabim, edhe pse hezitimi i vaksinave mbetet një pengesë e rëndësishme për përpjekjet e imunizimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat