Zoë Roth shet memen e ‘Disaster Girl’ për afro 500 mijë dollarë

Bota

Zoë Roth shet memen e ‘Disaster Girl’ për afro 500 mijë dollarë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:40
Zoë Roth

Gruaja në memen virale të “Disaster Girl” ka shitur fotografinë origjinale për 473 mijë dollarë.

Zoë Roth, tani 21 vjeç, u bë një hit në internet kur u fotografua në moshën katër vjeçare duke qëndruar para një ndërtese që digjej me një buzëqeshje djallëzore në fytyrën e saj.

Imazhi është bërë një meme për këdo që shpreson të përshkruajë një skenë katastrofike ose veprim të djallëzuar.

Zonja Roth e shiti atë në një ankand të enjten e 29 prillit si një NFT, një certifikatë digjitale e pronësisë.

Në janar të 2005, Zoë Roth dhe babai i saj Dave shkuan për të parë një djegie të kontrolluar, një zjarr filloi qëllimisht të përpinte një pronë në lagjen e tyre në Mebane, Karolina e Veriut.

Roth, një fotograf amator, bëri një foto të vajzës së tij duke buzëqeshur djallëzisht para zjarrit.

Pasi fitoi një çmim fotografie në 2008, imazhi u bë viral kur u postua në internet.

Roth, tanimë një studente universiteti, ka shitur kopjen origjinale të memes së saj si NFT për 180 Ethereum, një formë kriptomonedhe, te një koleksionist i quajtur 3FMusic.

Një NFT është një shenjë unike digjitale, e koduar me nënshkrimin e një artisti, e cila verifikon pronësinë e saj dhe është e bashkangjitur përgjithmonë me pjesën. Kjo lejon që versionet origjinale të përmbajtjes së popullarizuar në internet, të tilla si meme virale dhe tweet-e, të shiten sikur të ishin pjesë arti fizike.

NFT është shënuar me një kod që do të lejojë Roth-in, të cilët kanë thënë se do të ndajnë fitimin, të mbajë të drejtat e autorit dhe të marrë 10% të fitimeve nga shitjet e ardhshme.

Roth thotë se i ka pëlqyer të shohë qindra versione të fotos së saj.

“Thjesht e bëni atë të përshtatet, sido që ta përshtatni”, tha ajo për New York Times.

“Më pëlqen t’i shoh, sepse nuk do të bëja kurrë asnjë prej tyre vetë, por më pëlqen të shoh se sa krijues janë njerëzit”.

Tregu për të drejtat e pronësisë mbi artin digjital ka lulëzuar këtë vit pas disa shitjeve miliona dollarëshe të NFT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat