Netanyahu po përballet me afatin përfundimtar për të formuar koalicionin qeverisës

Bota

Netanyahu po përballet me afatin përfundimtar për të formuar koalicionin qeverisës

Më: 4 maj 2021 Në ora: 17:31
Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, sot e ka afatin përfundimtar për të formuar koalicionin qeverisës, përndryshe përballet me mundësinë që partia e tij Likud të shkojë në opozitë për herë të parë pas 12 vjetëve, raporton agjencia AP.

Netanyahu ka dështuar të sigurojë shumicën parlamentare që nga zgjedhjet më 23 mars. Përkundër takimeve të vazhdueshme me shumë parti rivale dhe një kontaktim të paprecedent me liderin e partisë së vogël Islamiste Arabe, Netanyahu nuk ka qenë në gjendje të arrijë marrëveshje brenda afatit katërjavorë.

Ky afat skadon në mesnatën e sotme, në të cilin rast çështja kthehet te presidentin Reuven Rivlin në mungesë të një marrëveshje.

Një mungesë e marrëveshjes nuk do ta dërgojë Netanyahun menjëherë në opozitë.

Rivlin mund t’i jap atij dy javë shtesë kohë për të formuar qeverinë. Ai mund t’i jap ndonjë prej partive kundërshtare të Netanyahut mundësi për të formuar qeverinë, apo në lëvizjen e fundit, të dërgojë çështjen menjëherë në parlament.

Kjo do t’i jepte deputetëve mundësi të zgjedhin një nga të vetët si kryeministër. Nëse gjitha opsionet dështojnë, atëherë shteti do të përballet me zgjedhje të reja këtë vjeshtë, duke nënkuptuar muaj të paralizës politike.

Në zgjedhjet e 23 marsit, partia e Netanyahut, Likud, doli si fituese, duke siguruar 30 ulëse në parlamentin me 120 deputetë. Por, për të formuar qeverinë, i duhet shumicë prej 61 deputetëve.

Partia Shpresa e Re, e udhëhequr nga një ish-bashkëpunëtor i Netanyahut, ka të futet në koalicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat