Studiuesit: COVID-19 ka lënë të vdekur në botë më shumë se dyfishin e prezantuar nga OBSH-ja

Bota

Studiuesit: COVID-19 ka lënë të vdekur në botë më shumë se dyfishin e prezantuar nga OBSH-ja

Më: 6 maj 2021 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Koronavirusi ka vrarë më shumë se dyfishin e numrit të njerëzve që janë raportuar të vdekur si pasojë e tij, ka bërë të ditur një studim.

Hulumtuesit në SHBA vlerësojnë se virusi ka shkaktuar deri më tani vdekjen e rreth 6,9 milionë personave në mbarë botën derisa vetëm 3,2 milionë janë raportuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tyre, numri i vogël i testimeve dhe sistemi i dobët i kujdesit shëndetësor në shtetet në zhvillim, janë faktorë për statistika jo të sakta.

Studimi thotë se shumë pacientë me COVID-19 kanë vdekur në fillim të pandemisë pa e ditur se janë të prekur, për shkak të mungesës së testimit.

Instituti i Universitetit të Washingtonit për Shëndetin ka paralajmëruar se të dhënat për rastet si pasojë e pandemisë janë shumë më keq se ato që janë paraqitur.

Studiuesit vlerësojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë numrin më të madh të vdekjeve globale me 905,289, por që të raportuara nga ky shtet janë vetëm 574,043 vdekje.

SHBA-ja ndiqet nga India dhe Meksika të cilat vlerësohet se kanë më shumë se 600,000 viktima secila.

Analistët kanë përfshirë në këto të dhëna vetëm vdekjet e shkaktuara direkt nga COVID-19 dhe jo ato të shkaktuara në mënyrë indirekte nga virusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat