Trupat e viktimave të coronavirusit gjenden ende në kamionë frigoriferët e New Yorkut

Bota

Trupat e viktimave të coronavirusit gjenden ende në kamionë frigoriferët e New Yorkut

Më: 7 maj 2021 Në ora: 22:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qindra trupa që kanë vdekur si rezultat i coronavirusit janë akoma duke u ruajtur në kamionë frigoriferë në New York Port për më shumë se një vit, duke pritur të transportohen në Hart Island.

Zyrtarët nuk thanë kur trupat do të zhvendoseshin në Hart Island ose diku tjetër.

Rimorkiot e frigoriferëve u instaluan në muajin prill të vitit të kaluar për të ndihmuar sistemin e varrimit të qytetit. Që nga ajo kohë, trupat e rreth 750 njerëzve kanë pritur për varrimin.

Image

Këta janë kryesisht njerëz, familjet e të cilëve nuk mund të gjejnë ose nuk kanë mundësi të organizojnë një funeral, thonë zyrtarët e qytetit.

Ishulli Hart është vendi i fundit i pushimit për më shumë se një milion njerëz në New York, shumë prej të cilëve nuk kishin fonde për funeralet private.

Historia e ishullit si një varrezë publike daton që nga periudha e Luftës Civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat