Akullnajat e shkrira shfaqin reliktet e ngrira të Luftës së Parë Botërore

Bota

Akullnajat e shkrira shfaqin reliktet e ngrira të Luftës së Parë Botërore

Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:07
Foto

Ndërsa akullnajat shkrihen në Alpet e Italisë Veriore, relikte të ngrira prej kohës së Luftës së Parë Botërore kanë dalë në sipërfaqe.

Ato përfshijnë gota, kanaçe, letra, armë dhe kocka, raporton New York Times.

Ata u gjetën në shpella jo shumë larg majës së malit Scorluzzo, i cili arrin më shumë se 3 mijë e 48 metra mbi nivelin e detit në Italinë Veriore, pranë Zvicrës.

Ushtarët austro-hungarezë që pushtuan ato kazerma në shpella, po luftonin me trupat italiane në atë që u bë e njohur si “Lufta e Bardhë”.

Atje në Alpe – larguar nga Fronti Perëndimor më i famshëm, një vend i luftës së përgjakshme midis Gjermanisë dhe Francës – trupat u ngjitën në lartësi të pasigurta e të ftohta për të ndërtuar fortifikime në shkëmb dhe dëborë.

Moti që sfidoi trupat në malin Scorluzzo në fund të fundit i ruajti kazermat e tyre, duke ngrirë hyrjen e mbyllur pasi ushtarët braktisën betejën e tyre në vitin 1918.

Struktura ishte në thelb e padepërtueshme për dekada – deri në vitin 2017, kur mjaft akull dhe dëborë ishte shkrirë, kështu duke lejuar hulumtuesit të hyjnë.

Kazermat tani janë gërmuar, duke zbuluar sendet që ishin lënë pas të njerëzve që jetonin në hapësirën e ngushtë më shumë se një shekull më parë.

Shumë nga reliktet përfundimisht do të shfaqen në një muze që pritet të hapet vitin e ardhshëm në qytetin e Bormio.

Një tjetër muze kushtuar Luftës së Bardhë tashmë ekziston në qytetin pranë Temù dhe anëtarët e stafit atje tani po punojnë për të rivendosur artefaktet e gjetura nëpër kazerma.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat